Aktualitet

Udhëtimi i fundit, familja që u shua dje në Rubik do të nisej drejt Zvicrës, sot ka vetëm një të mbijetuar

15 Janar 2021, 10:37 Nga DOSJA
Udhëtimi i fundit, familja që u shua dje në Rubik do të

TIRANË- Familja që u shua mbrëmjen e djeshme në Rubik do të shkonte në Zvicër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se familja që u përfshi në aksident mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:34 po udhëtonte nga Kosova drejt aeroportit të Rinasit. Në Rinas familja Avdiaj do të hipte në aeroplan për të shkuar drejt vendbanimit të tyre në Zvicër.

Aksidenti ka ndodhur për shkak se drejtuesi i automjetit, Blerim Avdiaj ka tentuar që të parakalojë automjetet e tjera në kthesë dhe nuk e ka para kamionin që po vinte në drejtim të tij.

Aksidenti tragjik me humbjen e jetës se katër pjestarëve të një familje nga Kosova ndodhi në orën 18:34. Nga ky aksident humbën jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj,  5 vjeçe. Ndërkohë që vajza e tyre e vogël Violeta Avidiaj ndohet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën. Në makinë ndodhej edhe nipi i Blerim Avdiaj, Klejdi Koçi, i cili ndodhet në spital.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rubik aksident ne rubik

Sondazh

Poll