Bota

“Na vjen keq, provoni shtëpinë e Obamës”/ Shërbimi Sekret nuk lejohet të përdorin banjat e Ivanka Trump

14 Janar 2021, 21:40 Nga DOSJA
“Na vjen keq, provoni shtëpinë e Obamës”/

SHBA-Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë kaluar vitet e fundit duke jetuar në gjashtë dhoma gjumi dhe me disa banjo në shtëpitë me qira në Uashington. Familja mund të numërojë zyrtarë të profilit të lartë dhe madje edhe një ish-president në mesin e fqinjëve. Por së fundmi në WashigtonPost, ka zbuluar që çifti nuk ka lejuar që anëtarët e Shërbimit  Sekret, të përdornin ndonjë prej tuletëve të tyre.

Nuk është e pazakontë për agjentët e Shërbimit Sekret të qëndrojnë jashtë shtëpive që ata ruajnë, në vend të kësaj duke përdorur një garazh ose ndërtesë ndihmëse si bazën e tyre në shtëpi. Por Kushner dhe Trump e çuan atë në një ekstrem, duke e detyruar Shërbimin Sekret të instalonte “Tualet” jashtë shtëpisë së tyre, e cila u prish pasi fqinjët u ankuan.

“Udhëzua të mos përdorte asnjë prej gjysmë duzine banjash brenda shtëpisë së çiftit, detajet e Shërbimit Sekret të caktuar vajzës dhe dhëndrit të Presidentit Trump kaluan muaj në kërkim të një tualeti” , raportoi gazeta , duke cituar fqinjët dhe zyrtarin e zbatimit të ligjit.

Gjithashtu, në raport citohet një zyrtar të zbatimit të ligjit të thoshte, se ky ishte një veprim shumë ekstrem.

Është hera e parë që dëgjoj se një anëtar i Shërbimit Sekret të duhet të shkojë në këto ekstreme për të gjetur një banjo,”-ka thënë ai.

Po ashtu burim ka shtuar se anëtarët,  i janë drejtuar dhe banjave në shtëpinë e Barack Obama dhe Zëvendës presidentit Mike Pence.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ivanka trump ivanka trump

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2021, 20:49

aksinimi në SHBA përballë një sërë sfidash

Shtetet e Bashkuara, të përballura kohët e fundit me një shtim të vdekjeve nga COVID-19, kanë nxjerrë për përdorim të gjitha dozat e vaksinave të disponueshme d...