Bota

Covid-19/ Paralajmërimi i shkencëtarit rus: Mendoj se virusi do të ndalojë së përhapuri këtë verë

14 Janar 2021, 19:16 Nga DOSJA
Covid-19/ Paralajmërimi i shkencëtarit rus: Mendoj se virusi do

RUSI-Niveli i infektimeve mund të jetë më i ulët në Rusi gjatë verës. Albert Rizbanov një nga shkencëtarët më të mirë të vendit ka thënë infektimet dhe vdekjet do bien, pasi njerëzit po zhvillojnë antitrupa mbrojtës.

Por, sipas tij njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me një virus në zhvillim për vitet që do të vijnë, pasi Covid-19 do të qëndrojë si një grip sezonal.

“Ka sëmundje sezonale që zakonisht “vdesin” në fund të pranverës dhe në fillim të verës. Mendoj se virusi do të ndalojë së përhapuri në Rusi këtë verë. Duket se Covid-19 do të bëhet një tjetër nga patogjenët sezonalë që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes,”-ka thënë ai.

Në Rusi që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 3,495,816 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 63,940 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albert rizbanov covid-19 ne rusi rusi albert rizbanov covid-19 ne rusi rusi

Sondazh

Poll