Bota

Deklarata e Vjosa Osmanit për njohjen e Kosovës/ Zëdhënësi i BE-së: Është në dorën e shteteve anëtare që të vendosi

14 Janar 2021, 19:52 Nga DOSJA
Deklarata e Vjosa Osmanit për njohjen e Kosovës/

KOSOVË-Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka reaguar pas deklaratës së presidentes aktuale Vjosa Osmani në lidhje me njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas GazetaExpress, Stano ka thënë se është në dorën e shteteve anëtare të BE-së që të vendosin nëse duan ta njohin Kosovën dhe sipas tij, pikërisht këtë e ka thënë edhe i dërguari i posaçëm për BE-në Miroslav Lajçak.

“Ne nuk i komentojmë deklaratat. Pozicioni i BE-së ndaj statusit të Kosovës është i njohur mirë për një kohë të gjatë, është çështje vetëm për shtetet anëtare të BE-së veç e veç. Kjo është përcaktuar në Konkluzionet e Këshillit më 18 shkurt 2008. Njohja është qartazi kompetencë kombëtare e secilit shtet anëtar të BE-së. Është në dorën e shteteve anëtare të BE-së që ta përshtatin apo shqyrtojnë pozicionin e tyre për këtë çështje si dhe kohën për ta bërë këtë dhe kjo është ajo që ka thënë përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak”, tha Stano në një përgjigje për Gazetën Express.

I dërguari i BE’së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nëse Serbia e ndryshon pozicionin ndaj Kosovës atëherë  të njëjtën gjë do të bëjn dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërsa, presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Bruksel kritikoi diplomatin sllovak Lajçak duke thënë se është për keqardhje nëse politika e jashtme e pesë vendeve anëtare të BE-së i nënshtrohet Serbisë.  Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi miroslav lajčák peter stano vjosa osmani dialogu kosove-serbi miroslav lajčák peter stano vjosa osmani

Sondazh

Poll