Bota

Stuhi “Filomena” në Spanjë ka shkaktuar gati 1.4 miliardë euro dëme, kryetari i bashkisë: Ky numër përfshinte humbjen

14 Janar 2021, 19:37 Nga DOSJA
Stuhi “Filomena” në Spanjë ka shkaktuar gati 1.4

SPANJË-Stuhia “Filomena” që ka përfshirë Spanjën ka shkaktuar 5 viktima dhe  shumë dëme materiale . Sipas mediave të huaja, dëmet materiale në Madrid llogariten afërsisht 1,4 miliardë euro(1.7 miliard dollarë).

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë Jose Luis Martinez Almedia, i cili ka thënë se ky numër përfshinë humbjen e të ardhurave për ekonominë.

”Ky numër përfshinte humbjen e të ardhurave për ekonominë dhe dëmtimin e infrastrukturës në kryeqytet,”- theksoi ai.

Spanja është përballur me pesë ditë reshje të mëdha bore, ku janë cilësuar si stuhia më e madhe e 5 viteve të fundit. Ditën e djeshme, temperatura në zonën e Madritit ranë në minus 12 gradë Celsius në periferi të qytetit. Rrugët e vendit kanë qenë të bllokuara, ndërkohë që janë shkaktuar dhe pesë viktima.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moti i keq ne spanje spanje moti i keq ne spanje spanje

Sondazh

Poll