Bota

Vatikan/ Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikt marrin dozat e para të vaksinës kundër Covid-19

14 Janar 2021, 20:46 Nga DOSJA
Vatikan/ Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikt marrin dozat e para të

VATIKAN-Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikti, kanë marrë dozat e para të vaksinave kundër Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni, i cili nuk e ka treguar kohën se kur janë vaksinuar.

“Në gjendje të konfirmonte që brenda programit të vaksinave të Shtet-Qytetit të Vatikanit, deri më sot doza e parë e vaksinës Covid-19 është administruar te Papa Françesku dhe Papa Emeritus,”-ka thënë ai. 

Qyteti i Vatikanit filloi programin e tij të vaksinave, ditën e djeshme në një qendër mjekësore të vendosur brenda në Sallën e tij kryesore të Auditorit, ku papati shpesh mban audiencat javore.  Që prej fillimit të pandemisë në Vatikan janë shënuar 27 të infektuar me Covid-19.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinohet papa francesku vaksiohet papa benedikti vaksinohet papa francesku vaksiohet papa benedikti

Sondazh

Poll