Bota

Fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës nga COVID-19 në Kosovë, do të kompensohen me 1 mijë e 500

14 Janar 2021, 19:25 Nga DOSJA

KOSOVË– Oda e Mjekëve të Kosovës i ka kërkuar qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë kompensimin me nga 1 mijë e 500 euro fëmijëve të mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19 në krye të detyrës.

Kërkesa i është nisur me shkresë ligjore kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku kërkohet kompensimi i fëmijëve nënë moshën 18 vjeç, derisa ata të arrinë moshën madhore.

Ditën e sotme, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Alush Gashi u ka konfirmuar se kryeministri Hoti ka mbështetur kërkesën e tyre, derisa i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të fillojnë procedurat për draftimin e aktit normativ për kompensimin e familjeve të mjekëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni oda e mjekeve ne kosove oda e mjekeve ne kosove

Sondazh

Poll