Bota

Qeveria holandeze mund të jap dorëheqje pas zbulimit të keqmenaxhimit të subvencioneve

14 Janar 2021, 21:17 Nga DOSJA
Qeveria holandeze mund të jap dorëheqje pas zbulimit të

AMSTERDAM– Kabineti i Kryeministrit holandez Mark Rutte mund të japë dorëheqjen kolektive, pas një raporti që fajëson qeverinë për keqmenaxhimin e subvencioneve të kujdesit për fëmijët që çuan mijëra familje në shkatërrim financiar.

Një hetim parlamentar muajin e kaluar arriti në përfundimin se një padrejtësi iu ishte bërë familjeve të pafajshme, të cilat shpesh detyroheshin të shlyenin dhjetëra mijëra euro të subvencioneve të dhëna, duke çuar në papunësi, falimentim ose divorc.

Rutte, në detyrë që nga viti 2010, tha në fund të muajit të kaluar se afera, që përfshinte pothuajse tërë dekadën e kaluar, ishte “e turpshme”. Kompensimi prej të paktën 30,000 eurosh (36,500 dollarë) po u paguhet afërsisht 10,000 familjeve.

Familjet këtë javë ngritën akuza kundër pesë politikanëve, përfshirë Ministrin e Financave Wopke Hoekstra dhe Ministrin e Ekonomisë Eric Wiebes, për rolin e tyre në keqmenaxhimin.

Sondazhet e opinioneve tregojnë se qeveria e Rutte ka miratimin e dy të tretave të publikut. Por analistët politikë thanë se presioni mbi qeverinë për të dhënë dorëheqjen u rrit pasi Lodewijk Asscher dha dorëheqjen si kreu i partisë së opozitës Laburiste dhe tha se ai nuk do të garonte në zgjedhjet parlamentare të 17 Marsit pasi mendonte se ishte pjesërisht fajtor për skandalin. Bisedimet e krizës me të gjithë kabinetin e thirrur nga Rutte ishin planifikuar ditën e nesërme.

Kriza vjen vetëm dy muaj para zgjedhjeve të ardhshme dhe ndërsa vendi është në mes të bllokimit më të ashpër të pandemisë së koronavirusit. Rutte po konsideron frenimet edhe më të ashpra ndërsa infeksionet rriten.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me dorëheqjen e tij të mundshme, Rutte tha të martën Kabineti i tij do të mbetet plotësisht i aftë për të menaxhuar COVID-19.

Hollanda ka regjistruar gati 900,000 raste koronavirusesh dhe më shumë se 12,000 vdekje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mark rutte qevrias ne holand mark rutte qevrias ne holand

Sondazh

Poll

Bota 14 Janar 2021, 20:49

aksinimi në SHBA përballë një sërë sfidash

Shtetet e Bashkuara, të përballura kohët e fundit me një shtim të vdekjeve nga COVID-19, kanë nxjerrë për përdorim të gjitha dozat e vaksinave të disponueshme d...