Bota

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë takohet me homologun grek, bashkëpunimi midis dy vendeve dhe zbatimi i marrëveshjes së Pres

14 Janar 2021, 19:00 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë takohet me homologun grek,

MAQEDONIA E VERIUT-Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias dhe homologu i tij i i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani janë takuar në Athinë, ku dhe kanë nënshkruar disa marrëveshje.

Vendosja e planeve për aktivitetet e ardhshme që do të ndërmarrin të dyja vendet, në përputhje me Planin aksionar për bashkëpunim si dhe implementimi i marrëveshjes së Prespës kanë qenë në fokus të bisedimeve mes ministrit maqedonas dhe atij grek.

“Është kënaqësi e vërtetë të fillohet viti me këtë vizitë të suksesshme në Greqi. Qëllimet tona të sinqerta janë që ta kalojmë pragun e fqinjësisë së mirë, si narrativ politik korrekt, dhe të vendosim bazë për ndërtimin e një miqësie më të thellë afatgjate mes dy vendeve, si shprehje më e lartë e suksesit të politikës dhe diplomacisë”, tha Osmani.

Nikos Dendias ka thënë se Greqi nuk do të ketë boshllëqe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, ai ka shprehur gatishmërinë e vendit, për të dhënë mbështetje teknike në procesin e integrimit Evropian.

Greqia i ka mbështetur historikisht vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Evropian, bazuar në kushtet, meritokracinë dhe metodologjinë e re. Dy vjet pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, shohim përpjekje për të mëdha për zbatimin e saj. Padyshim që duhet të ketë më shumë përparim,” tha Dendias.

Ndërkohë, ministri Osmani kërkoi ndihmën e Greqisë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

“Si fqinj i drejtpërdrejt, njëherësh edhe anëtare e BE-së, vlerësoj se është shumë e rëndësishme mbështetja parimore nga ana e Greqisë për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, pa vonesë”, shtoi Osmani.

Ndërsa, nga ana tjetër Dendias ka shprehur mbështetjen e tij.

“Greqia mund të bëhet aleati dhe miku më i mirë i RMV me atë që vendi jonë ka interes për stabilitet në rajon. Mbështesim përpjekjen tuaj për në BE”, deklaroi Dendijas.

Gjatë takimeve, u nënshkruan tre memorandume për mirëkuptim mes dy vendeve për bashkëpunim në sferën e investimeve dhe tregtisë së jashtme mes ndërmarrjeve Greqia SA dhe Invest Maqedonia e Veriut, për bashkëpunim mes ministrive për punë të jashtme në edukimin e diplomatëve dhe për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes civile.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bujar osmani nikos dendias bujar osmani nikos dendias

Sondazh

Poll