Bota

ZYRTARE! Albin Kurti kandidat për Kryeministër në Kosovë: Marrëdhëniet me ShBA-në në qeverinë tonë do të forcohen

14 Janar 2021, 17:28 Nga DOSJA
ZYRTARE! Albin Kurti kandidat për Kryeministër në Kosovë:

KOSOVË– Lreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të kandidojë për Kryministër në Kosovë, në zgjedhjet e jazhtëzakonshme që do zhvillohen në Kosovë. propozimi që Kurti të kandidojë për Kryeministër është bërë  në mbledhja e 43-të e Këshillit të Përgjithshëm. Në fjalën e tij Kurti tha se në marrëdhëniet me Serbinë, Kosova do të aplikojë parimin e reciprocitetit, raporton Gazeta Express.

Po ashtu ai ka thënë se Tutje  se me qeverinë e ardhshme marrëdhëniet me ShBA-në do të forcohen. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhje të dalin dhe të votojnë për partinë e tij.

“Marrëdhëniet me Serbisë do të ndërtohen mbi reciprocitet mbi bazën e të kaluarës së afërt që nuk është mbyllur, me gjetjen e personave të zhdukur dhe me ndjekje të kriminelëve të luftës. Marrëdhëniet me ShBA-në në qeverinë tonë do të forcohen. Kosova e ka aleat të madh Amerikën dhe interesat tona janë të përbashkëta, forcimi i Ushtrisë dhe anëtarësimi në NATO mbesin prioritetet e qeverisë së ardhshme. Ndodhemi në një pikë të rëndësishme për Republikën, mendojeni dhe peshojeni mirë këtë moment. Gra e burra vajza e djem mërgimtarë dilni dhe votoni për një të ardhme me Lëvizjen Vetëvendosje. Fëmija i një bujku në Kaçanik duhet të ketë mundësi të barabartë sikur një fëmijë i një avokati në Prishtinë. Mërgata jonë më në fund do të marr rolin që i takon në shoqërinë tonë”, u shpreh Kurti.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe albin kurti zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe

Sondazh

Poll