Politike

Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, Ministri Çuçi takon ambasadorin Soreca: BE mbetet një partner i pazëvendësueshëm

14 Janar 2021, 16:41 Nga DOSJA
Përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit, Ministri Çuçi

TIRANË – Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar sot me ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca. 

Në një postim në ‘Facebook’, ministri Çuçi shkruan se në takim është diskutuar për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, por edhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces.

Prita sot në një takim Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca. Diskutuam për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në çështje të interesit të përbashkët që lidhen me rendin, sigurinë, migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën në kuadër të programit IPA III. Biseduam gjithashtu për punën përgatitore të zgjedhjeve të 25 prillit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme në këtë proces. Bashkimi Europian mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe anëtarësimin e plotë në union“, shkruan ministri Çuçi.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi takon luigi sorecen pergatitjet per 25 prillin bledi çuçi takon luigi sorecen pergatitjet per 25 prillin

Sondazh

Poll