Aktualitet

Vrau në mënyrë makabër ish-të dashurën dhe partnerin e saj/ Lëshohet urdhër arresti për shqiptarin

14 Janar 2021, 16:19 Nga DOSJA
Vrau në mënyrë makabër ish-të dashurën dhe

GREQI-Një urdhër arresti ndërkombëtar është lëshuar për 45-vjeçarin shqiptar Nikos, i cili dyshohet se ka vrarë ish-të dashurën dhe partnerin e saj, në muajin  tetor të vitit të kaluar në një shtëpi pushimi në Loutraki.

Bëhet e ditur, se kjo masë është marrë, pasi dyshohet se ai është larguar nga Greqia, dhe për këtë shkak, Sigurimi i Korintit ka kërkuar që urdhri i arrestimit të jetë ndërkombëtar.

Si ndodhi ngjarja?

Shqiptari Nikos, ishte njohur me viktimën ukrainase në fillim të këtij viti dhe kishin nisur një lidhje sentimentale. Fotini Svitlana edhe pse e martuar me 42-vjeçarin Ioannis Zonitsas, vijonte lidhjen me shqiptarin deri sa debatet mes tyre arritën kulmin.

Ose e imja ose e askujt,”- ishin fjalët që shqiptari i kishte thënë të dashurës së tij, gjatë takimit të tyre të fundit para krimit të dyfishtë. Më pas, duke parë neglizhencën e ukrainases, shqiptari shkoi në shtëpinë ku ajo jetonte me të shoqin dhe vajzën e saj dhe i vrau të dy. Ai është shpallur në kërkim dhe i është vënë nofka ‘kasapi’, për shkak të mënyrës makabre me të cilën kreu vrasjen.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e ukrainases nga shqiptari vrasja e ukrainases nga shqiptari

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 16:15

TIRANË– Komanda Europiane Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar paisje të reja Forcave të Armatosura të Shqipërisë për përballimin sa më efikas të...

Aktualitet 14 Janar 2021, 14:34

TIRANË– Në dosjen e SPAK të dëshmive që janë thelbësore për të çështjen e atentatit ndaj Arjan Ndojës kanë dalë në dritë. Vjehrra e Redjan Rrajës ës...