Aktualitet

“Alo policia, këtu fshihet drogë dhe armë”/ Si u kap 17-vjeçari nga Laçi, kanabis dhe pushkë me fishekë në shtëpi,

14 Janar 2021, 16:16 Nga DOSJA
“Alo policia, këtu fshihet drogë dhe armë”/ Si u kap

LAÇ– Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi është “spiunuar” se mbante në banesë armë dhe kanabis. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i riu me iniciale A.M., i fshihte ato në një banesën e tij pa dijeninë e të atit. Gjatë operacionit “Skuraj 2”, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, një armë zjarri pushkë dhe 50 fishekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuraj 2”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Skuraj, Kurbin, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Skuraj 2”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. M., 17 vjeç, banues në Skuraj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku jetonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, një armë zjarri pushkë dhe 50 fishekë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 17-vjeçari ka çuar në banesë lëndën narkotike, municionin luftarak dhe armën e zjarrit, pa dijeninë e të atit të tij.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laç operacioni skuraj 2 policia e shtetit laç operacioni skuraj 2 policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 16:15

TIRANË– Komanda Europiane Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar paisje të reja Forcave të Armatosura të Shqipërisë për përballimin sa më efikas të...

Aktualitet 14 Janar 2021, 14:34

TIRANË– Në dosjen e SPAK të dëshmive që janë thelbësore për të çështjen e atentatit ndaj Arjan Ndojës kanë dalë në dritë. Vjehrra e Redjan Rrajës ës...