Aktualitet

Pranga oksigjenisti 26-vjeçar në spitalin e Kavajës! Mori pa autorizim 30 bombola oksigjeni, i dërgonte në banesa (EMRI)

14 Janar 2021, 14:26 Nga DOSJA
Pranga oksigjenisti 26-vjeçar në spitalin e Kavajës! Mori pa

KAVAJË – Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kavajës, pasi akuzohet se ka marrë 30 bombula oksigjeni nga spitali i qytetit dhe ua ka shpërndarë qytetarëve në këmbim të parave pa autorizimin e mjekëve.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Mensur Shtylla, me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, dhe duke përfituar nga detyra ua dërgonte personave të ndryshëm. 

Por “biznesi” i tij me qytetarët nuk ka zgjatur për shumë gjatë, pasi 26-vjeçari ishte pikasur nga eprorët e tij dhe ishte përjashtuar nga spitali që në datën 11 janar. Ndërkohë që në Polici ka rrëfyer se bombolat nuk i kishte dërguar në spital, por ua ka dhënë njerëzve. Policia ka prangosur menjëherë të riun, ndërkohë që nga ana e Prokurorisë kanë nisur hetimet për të zbardhur gjithë ‘zinxhirin’. 

26-vjeçari pritet të dalë brenda pak ditësh para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bombulat e oksigjenit ne kavaje kavaje mensur shtylla prangoset mensur shtylla bombulat e oksigjenit ne kavaje kavaje mensur shtylla prangoset mensur shtylla

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 12:55

GJIROKASTËR– Katër punonjës të forcave të zjarrfikëses në Gjirokastër i kanë shpëtuar jetën një kapërputroshi në Virua.Siç shihet edhe në videon emo...