Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë takim me bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
14 Janar 2021, 14:23Nga DOSJA
TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani priti në takim bashkëdrejtuesit ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, si dhe menaxheren e projektit LEAD Albania, Elvana Kurti.
Duke vlerësuar rolin e Fondacionit ndër vite në zhvillimin e një shoqërie demokratike, por edhe ekonomie tregu të qëndrueshme në Shqipëri, Inspektori i Lartë i Drejtësisë prezantoi fokusin e punës dhe vizionin e institucionit, në drejtim të krijimit të një kulture pavarësie, profesionalizmi dhe efektiviteti në tërësinë e korpusit të magjistratëve në Shqipëri.
Mata dhe Sarapuli paraqitën eksperiencën e projekteve të AADF dhe mundësitë e bashkëpunimit me zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për forcim kapacitetesh profesionale, përmes programeve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ide që u mirëpritën nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në rrugën e Elbasanit pasditën e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Në a...
BORSH– Rruga e Borshit e cila pësoi u ça nw dysh nga përmbytjet pak ditë më parë ende nuk është kthyer në normalitet.Sipas banorëve të fshatit rruga ende...
TIRANË– Dosja e SPAK në lidhje me përgjimet për atentatin e prokurorit Arjan Ndoja ka pasur brenda shumë dëshmi që kanë lidhje me protagonistët e ngjarjes....
Aktualitet14 Janar 2021, 12:55
GJIROKASTËR– Katër punonjës të forcave të zjarrfikëses në Gjirokastër i kanë shpëtuar jetën një kapërputroshi në Virua.Siç shihet edhe në videon emo...
TIRANË– Lorenc Meta, ish-zv/drejtori i P0licisë së Shkodrës ka sqaruar arsyet e transferimit nga qyteti verior në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së ...
TIRANË– IKMT-ja ka hedhur poshtë deklaratat e të gjithë banorëve të Unazës së Re, të cilët pretendojnë se u kanë shkuar sekserë për të kërkuar në mënyrë që...
TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ditën e sotme nis shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qyteta...