Aktualitet

Dy vjet pas ndërtimit nga “Salillari”, çahet rruga Skrapar-Përmet

14 Janar 2021, 15:51 Nga DOSJA
Dy vjet pas ndërtimit nga “Salillari”, çahet rruga

ÇORODOVË- Është dëmtuar aksi Corovodë- Përmet i ndërtuar nga firma Salillari 2 vite me parë. Siç shieht në foto, rruga është çarë në bezament.

Aksi Çorovodë-Përmet u inagurua vetëm 2 vite më parë e ndërtuar nga kompania “Salillari”. Mesa duket kjo rrugë është çarë për shkak se cilësia e punimeve ka qenë e dobët. Si pasojë e dëmtimit të bazamentit të rrugës, ka pasur dhe rrëshqitje të mëdha në rrugë, ku si pasojë është bllokuar dhe rruga. 

Kjo nuk është rruga e vetme që është ndërtuar nga “Salillari” dhe ka përfunduar në një gjendje të tillë, pasi pak ditë më parë rruga Borsh-Sarandë u shemb për shkak të reshjeve të shiut.

Rruga e restauruar nga firma “Salillari” pësoi dëmtime të rënda në një pjesë pranë fshatit të Borshit, duke paralizuar qarkullimin, por edhe duke vënë në rrezik jetët e shoferëve që përdorin këtë aks.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të verifikojë procedurat e ndërtimit, për të parë nëse kompania i ka respektuar të gjitha rregullat.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çahet aksi corovodë- përmet çahet aksi corovodë- përmet

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 14:34

TIRANË– Në dosjen e SPAK të dëshmive që janë thelbësore për të çështjen e atentatit ndaj Arjan Ndojës kanë dalë në dritë. Vjehrra e Redjan Rrajës ës...

Aktualitet 14 Janar 2021, 12:55

GJIROKASTËR– Katër punonjës të forcave të zjarrfikëses në Gjirokastër i kanë shpëtuar jetën një kapërputroshi në Virua.Siç shihet edhe në videon emo...