Aktualitet

Mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ‘kryefjala’ plotësimi i vakancave në drejtësi: Kemi nevojë për shtesë t

14 Janar 2021, 16:10 Nga DOSJA
Mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi,

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë për 2021, duke përcaktuar edhe anëtarët e saj. Gjatë mbledhjes së sotme, e cila u zhvillua në ambientet e e Gjykatës së Lartë, u realizua konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli u njoh me buxhetin e vitit 2021. Ndërsa duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021.

“Nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit. KED vendosi që njoftimin për mbledhjen e ardhshme, ta bëjë publike menjëherë sapo ajo të vendoset,”-shkruhet në njoftimin e mbledhjes.

PËRBËRJA E PLOTË:

1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese
2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese
3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë
4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme
5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit
6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit
7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative
Dhe anëtarë zëvendësues:
1. Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese
2. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë
3. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme
4. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit
5. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
6. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2021, me praninë e të gjithë anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, ditën e sotme, 14.01.2021, në ambientet e e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, për të ushtruar komptencat dhe detyrime kushtetuese dhe ligjore për vitin 2021, me përgjegjshmëri institucionale, profesionale dhe qytetare, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës, të bërë publik në datë 11.01.2021.

Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2020, me këtë përbërje anëtarësh:

1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese

2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese

3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë

4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme

5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit

6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit

7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative

Dhe anëtarë zëvendësues:

Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese

2. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë

3. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme

4. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit

5. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

6. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative

KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2021. Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021. Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit. KED vendosi që njoftimin për mbledhjen e ardhshme, ta bëjë publike menjëherë sapo ajo të vendoset.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ked 14 janar 2021 keshilli i emerimeve ne drejtesi ked 14 janar 2021 keshilli i emerimeve ne drejtesi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 14:34

TIRANË– Në dosjen e SPAK të dëshmive që janë thelbësore për të çështjen e atentatit ndaj Arjan Ndojës kanë dalë në dritë. Vjehrra e Redjan Rrajës ës...

Aktualitet 14 Janar 2021, 12:55

GJIROKASTËR– Katër punonjës të forcave të zjarrfikëses në Gjirokastër i kanë shpëtuar jetën një kapërputroshi në Virua.Siç shihet edhe në videon emo...