Aktualitet

14 Janar 2021, 16:15 Nga DOSJA

TIRANË– Komanda Europiane Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar paisje të reja Forcave të Armatosura të Shqipërisë për përballimin sa më efikas të përmbytjeve.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ishte e pranishme në ceremoninë e sotme për dhurimin e pajisjeve për menaxhimin e përmbytjeve Ministrisë Shqiptare së Mbrojtjes, përkrah Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

Si miq, partnerë dhe aleatë të NATO-s, amerikanët dhe shqiptarët kanë qenë në krah të njëri-tjetrit, veçanërisht në kohë të vështira, si sot. Ky dhurim i fundit i pajisjeve vjen në një kohë kritike dhe ne jemi të lumtur që artikujt e dhuruar sot do të vihen menjëherë në përdorim për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kjo është ajo që aleatët bëjnë për njëri-tjetrin – ata qëndrojnë gati për të ndihmuar kur kjo u kërkohet”, u shpreh Kim.

Këto pajisje për kontrollin dhe parandalimin e përmbytjeve, të vlerës 300,000 dollarë, u dhuruan nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe do t’u vijnë në ndihmë punonjësve në vijën e parë për të kontrolluar përmbytjet në zonat më të prekura, si dhe për të vendosur nën kontroll situatat e emergjencës.

Që prej vitit 1999, Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara ka siguruar mbi 13 milionë dollarë ndihmë humanitare për Shqipërinë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shba dhuron pajisje të reja forcave të armatosura yuri kim shba dhuron pajisje të reja forcave të armatosura yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 14:34

TIRANË– Në dosjen e SPAK të dëshmive që janë thelbësore për të çështjen e atentatit ndaj Arjan Ndojës kanë dalë në dritë. Vjehrra e Redjan Rrajës ës...