Bota

Aleancat për zgjedhjet në Kosovë/ Kreu i PDK-së Bytyçi: Nëse Kurti është me Osmanin çfarë do të ndodh me Murat Jashar

14 Janar 2021, 14:19 Nga DOSJA
Aleancat për zgjedhjet në Kosovë/ Kreu i PDK-së

KOSOVË-Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Avni Bytyçi, ka reaguar, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshjen për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas tij në rast se dikush e  studion rastin e kalimit të Osmanit në VV në formë të mirëfilltë, do të zbulojë një teori të re për infiltrim dhe shkatërrim  të oponentëve politik.

Me anë të një postimi në Facebook Bytyqi ka  pyetur Kurtin se çfarë do të ndodhë me Murat Jasharin, i cili, sipas raportimeve në medie, dikur lakohej si emër për president nga vetë lideri i Vetëvendosjes.

“Jam bindur se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë të mirëfilltë, do të zbuloj një teori të re politike për inflitrim, përçarje dhe shkatrrim të oponentëve politik. Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit. Edhe nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, çka ndodhi me Murat Jasharin? A harrova, se edhe ai është i Drenicës”, ka shkruar zyrtari i PDK-së në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti avni bytyçi vjosa osmani zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe albin kurti avni bytyçi vjosa osmani zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe

Sondazh

Poll