Bota

Dialogu me Serbinë, Hoti: Për qeverinë time po thuhen gjëra të pavërteta, unë jam mbështetur në parime

14 Janar 2021, 08:23 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë, Hoti: Për qeverinë time po thuhen gjëra

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se në qeveria e tij është mbështetur në parime të qarta për të zgjidhur dialogun me Serbinë. Në një postim në Facebook, ai e bëri këtë njoftim për shkak se publiku po dezinformohej nga disa persona të tjerë në lidhje me këtë çështje.

Ai shkroi se ata kanë hyrë në dialog me Serbinë me parime të qarta dhe se udhëzues mbi këto parime ka qenë Kushtetuta e Kosovës. Ndër të tjerë Hoti ka shkruar se territoret e Kosovës janë të panegociueshme dhe se Kushtetuta nuk do të preket. Ai gjithashtu tha se asosacioni me kompetenca ekzekutive nuk do të ndodhë dhe se marrëveshja finale duhet që të përfshijë njohjen reciproke të dy vendeve.

Postimi i plotë:

Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:
– Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
– Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
– Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
– Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
– Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti dialogu kosove-serbi avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll