Bota

E rëndë/ Djali i milionerit grek përplas për vdekje me ‘bishën luksoze’ shqiptarin që kthehej nga puna, videoj

14 Janar 2021, 07:43 Nga DOSJA
E rëndë/ Djali i milionerit grek përplas për vdekje me

GREQI– Një 25-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 17 dhjetor të vitit që lamë pas. Pamjet e aksidentit janë publikuar vetëm sot, pas 27 ditësh, në mediat greke.

Në video shihet se si një djalë 19-vjeçar, biri i një pronari të famshëm grek të anijeve teksa udhëtonte me automjetin e tij luksoz aksidenton shqiptarin që udhëtonte me motor. Fiks në orën 18:30 të pasdites 25-vjeçari, Fotis-Flaidi Perdretsa, i cili mbante në kokë dhe kokoren mbrojtëse po kthehej nga puna, në shtëpinë e tij në Kifissia, përmes Tezeut, kur drejtuesi i makinës luksoze, Diamantis Diamantidis, i cili po kthehej nga palestra, del nga një rrugicë në rrugën kryesore. 

Ai nuk e respektoi tabelën “STOP” dhe u kthye majtas në drejtim të Dionysos, duke përplasur dhe tërhequr zvarrë motorin me 25-vjeçarin, i cili vdiq menjëherë. Studenti 19-vjeçar, djali i pronarit të anijes, pas aksidentit u ndal dhe thirri Policinë Rrugore. Siç parashikohet në këto raste, shoferit i është marrë gjak për të përcaktuar nëse ai kishte konsumuar alkool ose substance narkotike. Ai u vu në pranga, ndërsa familja e 25-vjeçarit po pret për përfundimin e çështjes në mënyrë që të kërkojnë dëmshpërblimin.

Viktima ishte shqiptar dhe shtetas grek që shërbente në ushtri. Ai punonte edhe si inxhinier në një punishte, kishte një marrëdhënie afatgjatë me një vajzë dhe priste të martohej.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni diamantis diamantidis fotis-flaidi perdretsa greqi perplaset per vdekje shqiptari ne greqi diamantis diamantidis fotis-flaidi perdretsa greqi perplaset per vdekje shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 20:51

KOSOVË- Kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi në Çim Peka LIVE se Vjosa Osmanin e kanë mbështetur si kandidate për kryeministre, por ajo nuk “ka shpr...