Bota

Konte reagon pas tërheqjes së dy ministreve të partisë së Renzit: Dëm serioz ndaj qeverisë në kohë pandemie

14 Janar 2021, 08:18 Nga DOSJA
Konte reagon pas tërheqjes së dy ministreve të partisë

ITALI – Hapet një krize qeveritare, që nuk është zyrtarizuar akoma, kur dukej se çdo gjë mund të zgjidhej në paqe dhe me konsensus. Në mbrëmje duke hapur mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Konte ka pranuar dorëheqjen e dy ministrave të qeverisë së tij, Elena Bonetti dhe Teresa Bellanova. Lajmi u bë i ditur nga udhëheqësi i Italia Viva, Mateo Renzi.

Ai foli për një përgjegjësi të madhe dhe dëm i rëndë i shkaktuar qeverisë, i prodhuar nga një veprim që nuk mund të zhbëhet. Konte informoi mbi situatën edhe presidentit e Republikës, Sergio Mattarella, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

“Unë u përpoqa deri në të fundit. U përpoqa deri në minutën e fundit për të shmangur këtë skenar, dhe ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve të bëra në çdo vend”, – tha Conte.

Fjala e tij në Këshillin e Ministrave:


Po ashtu ai deklaroi se dy ditë më parë kishte përsëritur faktin se kishte përgatitur një listë të përparësive për të bërë një krahasim sapo të miratohej paketa e Rimëkëmbjes, për masat anti-covid, apo dhe zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe çështje që lidheshin me buxhetin. Ndërkohë që në ditët në vijim do të shihet nëse Conte do të arrijë të ketë përsëri maxhorancën, apo në këto kushte Italia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, mes Renzit dhe Contes përplasjet kishin nisur disa javë më parë sa i takon menaxhimit të fondeve të BE lidhur me situatën e pandemisë së COVID-19.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota situata politike ne itali situata politike ne itali

Sondazh

Poll