Bota

Donald Trump bëhet presidenti i parë në SHBA që fajësohet dy herë nga Senati, tradhëtohet dhe nga 10 republikanë, Biden:

14 Janar 2021, 07:50 Nga DOSJA
Donald Trump bëhet presidenti i parë në SHBA që

SHBA- Donald Trump është bërë Presidenti i parë në SHBA që fajësohet dy herë nga Senati. Lajmin e ka bërë të ditur The Guardian, i cili shkruan se gjatë mbledhjes së djeshme Senati ka votuar me 232 vota pro fajësimit të Presidentit dhe me 197 vota kundër. Fajsimi i dytë i Trump u bë për shkak të nxitjes se dhunës që bëri në 6 janar në Capitol.

Nga anëtarët e Senatit që votuan ditën e djeshme për të fajësuar Trump ishin edhe 10 republikanë që votuan pro. Ndërkohë që në fjalën e saj Kryetarja e Senatit Nancy Pelosi u bëri thirrje republikanëve që të votojnë pro fajësimit të Trump.

 “Ai duhet të shkojë. Ai është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për kombin që ne të gjithë e duam,” tha ajo.

Ndërsa një anëtar i Senatit nga ana e republikanëve, Kevin McCarthy tha se Trump duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin në Kapitol por nuk meriton që të fajësohet.

“Presidenti mban përgjegjësi për sulmin e së mërkurës në Kongres nga protestuesit e mafisë. Ai duhet të kishte denoncuar menjëherë turmën kur pa atë që po shpalosej,“tha ai.

Në lidhje me fajësimin e Trump ka folur edhe Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ku ka thënë se anëtarët e Senatit kanë bërë detyrën e tyre duke kërkuar që Trump të mbajë përgjegjësi për ngjarjet që ndodhën në 6 janar në Capitol.

Hera e parë që Trump u fajësua nga Senat ishte në 2019 ku i kërkoi Presidentit të ukrainas, Volodymyr Zelenskiy që të hetojë rivalin e tij Joe Biden. Por në 5 shkurt Senati e shfaqësoi Trump nga këto akuza. Gjyqi për Donad Trump nuk pritet që të mbahet para inagurimit të Biden. Këtë e ka bërë të ditur senatori Mitch McConnell.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doanld trump trump fajesohet 2 here nga senati doanld trump trump fajesohet 2 here nga senati

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 20:51

KOSOVË- Kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi në Çim Peka LIVE se Vjosa Osmanin e kanë mbështetur si kandidate për kryeministre, por ajo nuk “ka shpr...