Bota

Trump fajësohet për të dytën herë nga Senati, Biden: Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve ushtruan pushtetin e tyre

14 Janar 2021, 07:58 Nga DOSJA
Trump fajësohet për të dytën herë nga Senati, Biden:

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka reaguar pas fajësimit për të dytën herë të paraardhësit të tij Donald Trump. Ai ka thënë se anëtarët e Senatit kanë ushtruar pushtetin e tyre dhe kanë kërkuar përgjegjësi për ngjarjet që ndodhën në Capitol. Më tej ai tha se procesi do të vazhdojë në Senat dhe se anëtarët do të gjejnë një mënyrë për tu marrë të ushtruar të drejtën e tyre , e cila është edhe në përputhje me Kushtetutën.

“Sot, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve ushtruan pushtetin e dhënë atyre sipas Kushtetutës sonë dhe votuan për të kërkuar përgjegjësi te Presidenti. Ishte një votim dypartiak i hedhur nga anëtarët që ndoqën Kushtetutën dhe ndërgjegjen e tyre. Procesi vazhdon në Senat. Shpresoj që udhëheqja e Senatit të gjejë një mënyrë për t’u marrë me përgjegjësitë e tyre Kushtetuese për fajësimin,” tha ai.

Ditën e djeshme anëtarët e Senatit amerikan kanë votuar me 232 vota për të fajësuar Donald Trump për të dytën herë. Hera e parë që ai u fajësua ishte në 2019 ku i kërkoi Presidentit ukrainës që të hapi një hetim mbi Biden. Ndërsa fajësimi për herën e dytë është për nxitjen e dhunës që bëri në 6 janar në Capitol.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden trump fajesohet 2 here nga senati joe biden trump fajesohet 2 here nga senati

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 20:51

KOSOVË- Kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi në Çim Peka LIVE se Vjosa Osmanin e kanë mbështetur si kandidate për kryeministre, por ajo nuk “ka shpr...