Bota

Video/ Vdekja e të riut në Belgjikë, qindra njerëz dalin në protestë, përplasen me Policinë

13 Janar 2021, 21:04 Nga DOSJA
Video/ Vdekja e të riut në Belgjikë, qindra njerëz dalin

BELGJIKË-Rreth 500 protestues janë mbledhur ditën e sotme në stacionin policor të Brukselit Verior pas vdekjes së Ibrahima B. (23 vjeç), i cili vdiq rreth një orë pasi u arrestua fundjavën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, kryetari i bashkisë Saint-Josse-ten-Noode, Emir Kir kishte dhënë  leje për një demonstrim statik me 100 të pranishëm, kjo ishte tejkaluar ku numri i protestuesve ishte afërsisht 500. Protestuesit kërkojnë qartësi për vdekjen e tij.

Bëhet e ditur, se fillimisht protestat, u zhvillua paqësisht, por rreth orës 4:00 kaluan të dhunshme, ku njerëz filluan të hedhin gurë dhe fishekzjarre ndaj policisë, e cila përdori ujë për shpërndarjen e tyre. Organizatorët e demonstratës u përpoqën më kot të qetësonin njerëzit. Në ndërkohë, xhami i një makine policie u thye dhe zjarret e vegjël filluan në disa vende.

Video nga protesta: 

???#Bruxelles Gare du nord: La foule a répondu présent à l’appel à manifester pour demander la vérité sur le décès d’Ibrahima, 23 ans, survenu une heure après son interpellation par la police samedi dernier.
?@ArthurSente pic.twitter.com/SNaxPBJ9G7

— Le DéCaLé? (@ledecaledu25) January 13, 2021


 

Grupe e protestuesve shkuan deri te Place Liedts në Schaerbeek, ku thyen xhamat e stacionit të policisë. Ndërkohë, është ende e paqartë nëse është bërë ndonjë arrestim ose nëse ndonjë person është plagosur.

Ibrahima Barrie, 23, me origjinë afrikane, u arrestua mbrëmjen e të shtunës për thyerjen e rregullave të koronavirusit dhe u dërgua në një stacion policie. Ai humbi ndjenjat një orë më vonë dhe vdiq në një spital.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota belgjik protesta ne belgjik belgjik protesta ne belgjik

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 20:51

KOSOVË- Kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi në Çim Peka LIVE se Vjosa Osmanin e kanë mbështetur si kandidate për kryeministre, por ajo nuk “ka shpr...

Bota 13 Janar 2021, 20:10

Koment: Fytyra e zymtë e kishës!

Kjo është e dhimbshme. Për muaj të tërë, Kryepeshkopata e Këlnit dhe kreu i saj, Kardinali Rainer Maria Woelki, kanë fshehur nga publiku gjerman të dhënat për a...