Aktualitet

Korça mbulohet nga dëbora! Trashësia arrin deri në 10 cm, probleme me energjinë elektrike në disa zona

14 Janar 2021, 07:51 Nga DOSJA
Korça mbulohet nga dëbora! Trashësia arrin deri në 10 cm,

KORÇË– Qyteti i Korçës dhe zona e Dardhës janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara ‘me të bardha’. Dëbora ka arritur nga 5 deri në 10 cm.

Të gjitha akset rrugore në qytet janë të zbardhura me dëborë. Nga kjo janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike në zonat malore si Gore, Vithkuq, Moglicë, Lozhan dhe Mokra e Sipërme.

Dëbora nisi në Korçë mbrëmjen e djeshme dhe vijoi deri në orën 2:00 duke zbardhur të gjithë qytetin. Të gjitha akset nacionale paraqiten me prezencë dëbore, ku gjatë natës është punuar me borëpastruese dhe kriposje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në korçë moti i keq ne shqiperi dëborë në korçë moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:34

Zjarr në Vlorë, digjet traileri i 34-vjeçarit

VLORË– Një traileri i markës “Man” është djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas, Vlorë, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar, rre...

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:25

Titujt e portaleve, 14 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi temperaturat e ulëta në vend, ndërsa Pan...