Aktualitet

U rrëzua dhe u mbyt në kanal, gjendet i vdekur 50-vjeçari në Vlorë

14 Janar 2021, 07:14 Nga DOSJA
U rrëzua dhe u mbyt në kanal, gjendet i vdekur 50-vjeçari

VLORË– Një 50-vjeçar me inicialet G.B., është gjetur i pajetë në një kanal. Ngjarja është raportuar mëngjesin e sotëm dhe ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në lagjen ’24 maji’. sipas njoftimit të policisë së Vlorës, 50-vjeçari vuante nga epilepsia.

Paraprakisht mësohet se i ndjeri është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur. nga verifikimet e bëra, nuk janë konstatuar shenja dhunë në trupin e tij. 

Njoftimi i plotë i policisë: Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur 50-vjecari ne vlore vlore gjendet i vdekur 50-vjecari ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 21:13

TIRANË– Arkeologu shqiptar, Neritan Ceka ka treguar historinë sesi babai i tij u kthye në profesionistin e parë shqiptar në këtë fushë. Në një interv...