Aktualitet

IDENTITETET/ I dënuar me pesë vite burg në Itali, arrestohet 41-vjeçari i rrezikshëm me dy emra në Dibër, pritet të ekst

14 Janar 2021, 07:37 Nga DOSJA
IDENTITETET/ I dënuar me pesë vite burg në Itali, arrestohet

DIBËR– Një 41-vjeçar i identifikuar si Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, banues në Bulqizë është vënë në pranga. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se Keshi është kapur në Bllatë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, vend që ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vendin fqinj, 41-vjeçari rezulton i dënuar me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për trafik të lëndëve narkotike, vjedhje dhe kundërshtim të karabinierëve. Keshi ishte

Njoftimi i policisë: Me datë 13.01.2021 nga Policia Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër,  në  P.K.K. Bllatë është bërë kapja dhe më pas edhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin i shtetasit:  Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, banues në Bulqizë.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma: Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H.,  pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino), parashikuar nga nenet 624, 625 dhe 337 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit nr.309/1990 “Për drogat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kleant keshi gentjan hysa kleant keshi arrestohet kleant keshi gentjan hysa kleant keshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:34

Zjarr në Vlorë, digjet traileri i 34-vjeçarit

VLORË– Një traileri i markës “Man” është djegur pjesërisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tragjas, Vlorë, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar, rre...

Aktualitet 14 Janar 2021, 07:25

Titujt e portaleve, 14 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet e vendit. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi temperaturat e ulëta në vend, ndërsa Pan...