Taksë e sheshtë apo progresive? Denaj: 97% e shqiptarëve paguajnë më pak se më parë
14 Janar 2021, 06:54Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj tha mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel se 97% e shqiptarëve paguajnë më pas se 7 vite më parë.
Ajo theksoi se 97% e shqiptarëve kanë ulur barrën fiskale të tyre, ku qytetarët me një pagë nën 30 mijë lekë është 0 lekë. Denaj tha se me ardhjen në qeveri të PS-së u mendua më shumë për shqiptarët dhe ata tashmë paguajnë më pak, pavarësisht goditjeve që mori vendi.
“Do ta filloj me vitin 2013 të kujtojmë se politika e taksimit progresiv ka qenë para marrjes së votëbesimit. Për 97% të shqiptarëve është një fakt. Vendosëm një taksë progresive që për të gjitha pagat nën 30 mijë lekë ishte 0 lekë. E zeruam në 2018, bëmë një përmirësim. Një pagë mes 80 mijë nëse i zbresim 30 mijë. 97% e shqiptarëve kanë ulur barrën fiskale të tyre. Taksë e sheshtë 9%, u vendos që 30 mijëshja do të përjashtohej nga taksimi. Diferenca me çfarë paguhej në të kaluarën dhe me çfarë paguhej tani është 160 lekë. Diferenca është vetëm një kafe. Përfitimin më të madh e kanë personat me të ardhura më të larta. I gjithë efekti do të ishte 10.8 miliardë lekë në këtë taksë. 97% e shqiptarëve e kanë taksën më të ulët se sa ishte”, tha Denaj.
Vendosja e taksave ka krijuar një debat në vendin tonë për të vendosur një nivel të qëndrueshëm mes pagave dhe faturave që duhet të paguajnë qytetarët shqiptarë. Skema e taksës progresive mbi pagën jo vetëm që nuk ka rezultuar efektive në mbledhjen e të ardhurave, por madje ka rritur më tepër informalitetin.
Teksa jemi pak muaj para fushatës zgjedhore, dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë dalë me një plan ekonomik për qeverisjen e mandatit të ardhshëm.
Për kamerën e TCH, eksperti për ekonominë, Mateo Spaho tha se shumë prej tatimpaguesve po nëndeklarojnë pagat për të shmangur pagesën e taksës 23% për ata me të ardhura që kalojnë 150 mijë lekë. Aplikimi i një takes të sheshtë sipas tij do të thjeshtonte sistemin fiskal dhe do të rigjallëronte ekonominë.
Ndërsa Denaj më parë tha se dikasteri i Financave po zhvillon një analizë mbi taksën progresive pa dhënë më tepër detaje, por shtoi se paketa fiskale duhet të jenë më të qëndrueshme e afatgjata për të shmangur ndryshimet e shpeshta fiskale.
SHQIPËRI- Korça, Dardha, Llogaraja, Bulqiza, Dibra janë zgjuar mëngjesin e sotëm të mbuluara nga dëbora. Pas reshjeve të cilat sollën përmbytje në v...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë është përplasur me bordurat pranë Fabrikës së Miellit.Burime për Dosja...
TIRANË– Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare, duke u shprehur se ka vendosur një taksë komuniste, duke iu referuar asa...
TIRANË– Arkeologu shqiptar, Neritan Ceka ka një mesazh për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas eksplorimeve në vendet antike në vend. Në një intervistë p...
Aktualitet13 Janar 2021, 21:13
TIRANË– Arkeologu shqiptar, Neritan Ceka ka treguar historinë sesi babai i tij u kthye në profesionistin e parë shqiptar në këtë fushë. Në një interv...
Ditën e djeshme emisioni “Stop” publikoi një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2. Vajza e një zonje 55-vjecare, e cila humbi betejën me Covid pas 28 ...
BRITANI E MADHE-Një fermë kanabis u zbulua në një vilë të pabanuar, prillin e vitit të kaluar në Britani. Vila ishte modifikuar totalisht në atë mënyrë, që në t...
ATHINË– Mediat greke kanë publikuar pamje të tjera, të panxjerra më parë nga masakra në Athinë, ku humbi jetën 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi d...
TIRANË– Kujtim Cakrani, avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e Astirit në Tiranë ka...