Aktualitet

Sa i kushtuan Shqipërisë 500 mijë vaksinat e Pfizer? Denaj ‘kyç gojën’: Pse duhet të flasim për këtë…

14 Janar 2021, 07:16 Nga DOSJA
Sa i kushtuan Shqipërisë 500 mijë vaksinat e Pfizer? Denaj

TIRANË– Ministrja Anila Denaj nuk ka prenuar të tregojë se s aka paguar Shqipëria për 500 mijë dozat e vaksinave të siguruara nga Pfizer.

E ftuar në “Open”, Denaj tha se nuk e kuptonte pse duhet të tregonte patjetër çmimin e një vaksine.

Ajo shtoi se flet për fonde buxhetore dhe në Ministrinë e Shëndetësisë janë kaluar 6 miliardë lekë me prioritet vaksinën.

“Filloi në datën 11, janë gati 900 vaksina. Në nivel total që do të sillen 1.6 milionë, kemi buxhetuar një fond shtesë përfshirë edhe vaksinës, 500 mijë me Pfizer, 1.2 milionë brenda paketës Covax për 800 mijë persona. Brenda paketës prej 6 miliardë lekësh është. Fondi i Ministrisë së Shëndetësisë është 6 miliardë lekë me prioritet vaksinën. Përse duhet të flasim për koston e një vaksine?! Po flas për fonde buxhetore, Nëse do të duhet më shumë do të japim më shumë,”- tha Denaj.

(f.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marreveshja shqiperi-pfizer shqiperia nis vaksinimin marreveshja shqiperi-pfizer shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 21:13

TIRANË– Arkeologu shqiptar, Neritan Ceka ka treguar historinë sesi babai i tij u kthye në profesionistin e parë shqiptar në këtë fushë. Në një interv...