Aktualitet

HARTA LIVE/ Korça, Llogaraja, Dibra dhe Bulqiza mbulohen nga dëbora, tashësia arrin deri në 20 cm! I ftohti polar përfshin

14 Janar 2021, 06:47 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Korça, Llogaraja, Dibra dhe Bulqiza mbulohen nga dëbora,

SHQIPËRI- Korça, Dardha, Llogaraja, Bulqiza, Dibra janë zgjuar mëngjesin e sotëm të mbuluara nga dëbora. Pas reshjeve të cilat sollën përmbytje në vend për ditë me radhë tashmë i kanë lënë vendin temperaturave të ulëta që do të arrijnë deri në -7°C në zonat malore, në zonat e ulëta nga 01ºC në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 8°C.

Pritet që Shqipëria të goditet nga stuhia “Filomena” që mbuloi një pjesë të Spanjës me dëborë. Sinoptikania Lajda Porja ka bërë të ditur se në vendin tonë kjo stuhi do sjellë ngrica nga e premtja dhe fundjava madje temperaturat do të zbresin deri në -13 gradë celsius.

Situata në qytetet e vendit është pothuajse njësoj. Dëbora në Llogara ka nisur që mbrëmjen e djeshme duke krijuar një trashësi të konsiderueshme. Gjatë natës dy borëpastruese përgjatë natës kanë hedhur kripë dhe skorje për të bërë të kalueshëm aksin. Ndërkohë rruga është e kalueshme, por duhet të tregohet kujdes maksimal nga drejtuesit e automjeteve. Ndërsa në Korçë trashësia e dëborës ka arritur nga 5 deri në 10 cm. Nga kjo janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike në zonat malore si Gore, Vithkuq, Moglicë, Lozhan dhe Mokra e Sipërme.

Rënia e menjëhershme e temperaturave ka bërë që qyteti i Dibrës të mbulohet nga dëbora. Situtata është përkeqësuar në disa zona pasi trashësia e borës ka arritur nga 10 deri në 20 cm. Njësitë e thella të Bashkisë Dibër, si në Lurë, Kala e Dodës, Arras, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç e Sllov gjithashtu janë përfshirë në stuhinë e dëborës. Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Bulqizës. Deri tani, trashësia ka arritur deri në 3 centimetër në qytet dhe në 20 centimetër në zonat e thella, kryesisht në njësitë administrative Trebisht, Ostren dhe Martanesh. Automjetet janë detyruar që të vendosin zinxhirët për të kaluar në disa rrugë rurale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne vend 14 janar 2021 parashikimi i motit ne shqiperi shqiperia mbulohet nga debora moti ne vend 14 janar 2021 parashikimi i motit ne shqiperi shqiperia mbulohet nga debora

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 21:13

TIRANË– Arkeologu shqiptar, Neritan Ceka ka treguar historinë sesi babai i tij u kthye në profesionistin e parë shqiptar në këtë fushë. Në një interv...