Sport

“Ronaldo u sugjerua për te Barcelona”, ja si Laporta refuzoi portugezin për Ronaldinhon: Agjenti i tij më…

13 Janar 2021, 16:57 Nga DOSJA
“Ronaldo u sugjerua për te Barcelona”, ja si Laporta refuzoi

SPANJË-Kush e di se cila do të ishte e ardhmja e Leo Messit nëse Cristiano Ronaldo dhe Ronaldinho do të kishin zbarkuar në Barcelonë atë verë të vitit 2003. Një skenar të tillë e ka shpjeguar Joan Laporta, ish-presidenti i blaugranave në atë kohë. 58-vjeçari zbuloi një detaj interesant në lidhje me një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldo-s te Barcelona kur portugezi në atë kohë luante te Sporting Lisbon dhe ishte vetëm 18 vjec.

“Ne ishim gati për të nënshkruar me Ronaldinho dhe Rafa Márquez. Agjenti i meksikanit sugjeroi që të rekrutonim një djalë me emrin Cristiano Ronaldo, i cili ishte te Sporting i Lisbonës në atë kohë. Një nga agjentët e tij m’u afrua dhe më tha. Është një lojtar, që tashmë e kam shitur te Manchester United për 19 milionë, e sjell te ty për 17 milionë… Sidoqoftë, ne tashmë kishim investuar te Ronaldinho. Në atë kohë, Cristiano luante më shumë në krah sesa në qendër, ndaj menduam se me investimin e bërë (Ronaldinho), ky rol ishte më se i mbuluar. Ne e refuzuam atë dhe nuk jam penduar”.

Joan Laporta shpjegoi se refuzoi këtë ofertë, pasi në atë kohë klubi sapo kishte shpenzuar 32 milionë euro për Ronaldinhon nga PSG te Barcelona. Përfundimisht Ronaldo u transferua te Ferguson në United, duke hyrë në një futboll magjik, ndërsa në Barcelonë zbarkoi Ronaldinho i cili, nën krahun e tij pa një talent të lulëzonte dhe ai ishte Leo Messi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona cristiano ronaldo laporta ronaldinho barcelona cristiano ronaldo laporta ronaldinho

Sondazh

Poll

Sport 13 Janar 2021, 10:49

Shkupi parakalon Tiranën, firmos me Cvetanovskin

MAQEDONIA E VERIUT – Një nga alternativat e merkatos dimërore, të kampionëve të Shqipërisë bardhebluve të Tiranës, Matej Cvetanovski sot është zyrtarisht ...

Sport 13 Janar 2021, 10:40

Gjimshiti një alternativë për Milanin

ITALI – Në këtë periudhë merkatoje të shumtë janë zërat e lëvizjeve për lojtarët, mes tyre ka edhe nga futbollistët e kombëtares shqiptare, që pretendojnë...