Sport

Parukeritë të mbyllura, futbollistët me flokë të prera: shpërthen protesta në Gjermani!

13 Janar 2021, 16:41 Nga DOSJA

GJERMANI – Për të ruajtur modën e flokëve, apo për kuruar mjekrën, për momentin në Gjermani duhet të heqin dorë nga një privilegj i tillë. Parukierët dhe berberët gjermanë (rreth 80,000 dyqane gjithsej) janë të mbyllur për shkak të Covid. Megjithatë, edhe në Bundesligë, lojtarët janë fushë shumë të pastruar dhe të kuruar në fytyrë. Kjo gjë e ka bezdisur Sindikatën e Parukierëve Gjermanë, e cila madje i ka dërguan edhe një letër të hapur Fritz Kellerit, president i DFB.

Polemikat dhe çështja janë më shumë serioze sesa duket. Parukierët gjermanë akuzojnë disa profesionistë për punë të paligjshme. Letra drejtuar DFB, ankohet për shembullin e keq që futbollistët po japin duke shkelur rregullat: “Parukierëve u është dashur të heqin dorë nga ofrimi i shërbimeve të tyre, nën kërcënimin e shtetit me gjoba të larta.

Prandaj është për t’u habitur që ditët e fundit shumica e futbollistë është shfaqur në fushë me flokë të sapo prerë. Shumë prej tyre kanë kokë të rruar, qafë dhe tempuj të prerë nga disa milimetra, konture të pastra: ato janë modele flokësh të bëra me pajisje profesionale. Yjet e futbollit po bëjnë presion mbi një industri të tërë”.

Shumë dyqane të këtij profesioni janë në rrezik të mbylljes së përhershme, prandaj ka dhe shumë zemërim. “Në këtë mënyrë ekziston rreziku i stimulimit të punës së paligjshme”, thuhet në këtë letër, ku i kërkohet Federatës Gjermane të Futbollit të mbajë një qëndrim të qartë kundër punës së paligjshme.

Mbyllja e parukerive dhe dyqaneve të berberëve në Gjermani do të zgjasë të paktën deri në fund të muajit, por shtyrjet e mëtejshme nuk mund të përjashtohen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga futbollistet e qethur protestojne parukieret gjermane bundesliga futbollistet e qethur protestojne parukieret gjermane

Sondazh

Poll

Sport 13 Janar 2021, 10:49

Shkupi parakalon Tiranën, firmos me Cvetanovskin

MAQEDONIA E VERIUT – Një nga alternativat e merkatos dimërore, të kampionëve të Shqipërisë bardhebluve të Tiranës, Matej Cvetanovski sot është zyrtarisht ...

Sport 13 Janar 2021, 10:40

Gjimshiti një alternativë për Milanin

ITALI – Në këtë periudhë merkatoje të shumtë janë zërat e lëvizjeve për lojtarët, mes tyre ka edhe nga futbollistët e kombëtares shqiptare, që pretendojnë...