Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Zëdhënësi i KQZ-së: Do të ketë gjithsej 888 qendra të votimit

13 Janar 2021, 15:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë/ Zëdhënësi i

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet qe do të mbahen me 14 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 888 qendra të votimit në gjithë Kosovën.

“KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

Më 6 janar, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani shpalli zgjedhjet e parakohshme për 14 shkurt. Osmani, po ashtu, përmes një dekreti shpërndau edhe Kuvendin e Kosovës. 

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar më 21 dhjetor se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, për shkak se nuk kishte pasur votat e nevojshme prej 61 sa kërkohen për t’u zgjedhur një qeveri. Kjo pasi, për këtë qeveri kishte votuar Etem Arifi, vota e të cilit u shpall e pavlefshme sepse ndaj tij kishte një aktgjykim të formës së prerë për dënim prej më shumë se një viti burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 15:09

Pse disa tubime masive bëhen të dhunshme?

BOTË- Mbretërimi i mbretit Louis Philippe, mbreti i fundit i Francës, mori papritur fund më 24 shkurt 1848, pas disa ditësh protesta gjithnjë e më të dhuns...