Bota

Covid-19/ Autoritetet në Britani po planifikojnë të përdorin hotelet për shtrimin e pacieneve: Po shqyrtojmë të gjitha op

13 Janar 2021, 13:58 Nga DOSJA
Covid-19/ Autoritetet në Britani po planifikojnë të përdorin

BRITANIA E MADHE– Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, ka lajmëruar ditën e sotme se autoritetet  janë duke diskutuar për të përdoruar dhe hotelet si “plan rezervë” për shtrimin e pacientëve. Deklarata e tij vjen, pasi gjendja në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS), po shkon drejt përkeqësimit për shkak të shtimit të numrit të infektimeve.

Ne jemi duke shqyrtuar të gjitha opsionet,“-ka thënë ministri.

Gjithashtu, Hancock, ka bërë të ditur që personat që do të shtrohen në spital, janë pacientët që nuk do të kenë më nevojë për ndihmë mjeksore, por nuk do jenë gati për t’u kthyer në shtëpi.

“Bëhet fjalë për pacientët që kanë qenë në spital, të cilët nuk kanë më nevojë për trajtim të plotë spitalor, por nuk janë ende gati të shkojnë në shtëpi,”-ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,164,051 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 83,203 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe covid-19 ne birtanin e madhe matt hancock britania e madhe covid-19 ne birtanin e madhe matt hancock

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 13:38

KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav  Lajçak ka folur në lidhje me vazhdimin e bisedimeve mes dy vende...