Bota

Heroi i ditës! Si polici me ngjyrë në SHBA u përball i vetëm me protesuesit më 6 janar

13 Janar 2021, 14:35 Nga DOSJA
Heroi i ditës! Si polici me ngjyrë në SHBA u përball i

SHBA-Heroi i ditës në Shtetet e Bashkuara është cilësuar një oficer me ngjyrë, Eugene Goodmna. Ai është përballur i vetëm me turmën, e cila u fut në ndërtesën e Capitolit në protestën e 6 janarit, duke tërhequr vëmendjen e turmës për të mos i lejuar të futeshin në sallën e mbledhjeve të Senatit.

Në videon e publikuar në mediave shfaqet momenti kur Goodman arriti ta drejtonte turmën në një pikë tjetër, në të njëjtën kohë iu bëri thirrje kolegëve për ndihmë, madje pa përdorur armën e tij. Gjithashtu, në videot tregohet se polici i drejtohet liderit të turmës, i cili më vonë u identifikua si Doug Jensen dhe u arrestua, duke i kërkuar atij të hiqte dorë.

Video e plotë:

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 13:38

KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav  Lajçak ka folur në lidhje me vazhdimin e bisedimeve mes dy vende...