Bota

Akuzohet se fshihet pas protestave nw Capitol Hill / Fillon votimi i rezolutës për shkarkimin e Donald Trump, 10 republikanë

13 Janar 2021, 15:09 Nga DOSJA
Akuzohet se fshihet pas protestave nw Capitol Hill / Fillon votimi i

SHBA– Ka filluar votimi i rezolutës për shkarkimin e Donald Trump në  SHBA.  Dhoma e Përfaqësuesve është mbledhur për herë të dytë, për të marrë vendimin për largimin e presidentit Trump. Donald Trump bëhet presidenti i parë që votohet 2 herë për shkarkim, ku deri më tani ka  231 vota pro dhe 197 kundër.

Ligjvënësit demokrat janë të gatshëm të shpallin fajtorë presidentin Trump, pas protestave të dhunshme të 6 janarit. Demokratët kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, kështu që pritet të kalojë vendimi për fajësimin e Trump-it

Pesë ligjvënës republikanë, duke përfshirë udhëheqësen e rangut të tretë  të Dhomës, Liz Cheney nga Wyoming, njoftuan se do të votonin për të hequr nga detyra.

Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell gjithashtu mbështet lëvizjen e demokratëve për të filluar procedurat e fajësimit kundër Trump dhe është shprehur i zëmëruar për veprimin e tij.

Do të ketë një orë debat mbi akuzat ndaj Trump të ndarë midis dy palëve. Mw pas ligjvënësit do të votojnë për fajësimin e Trump. Më pas do të kalojë në dy orë debat mbi vetë artikullin e fajësimit. Votimi përfundimtar për fajësimin duhet të zgjasë rreth një orë.

Ndërkohë, edhe pse i kanë bllokuar rrjetet sociale Donald Trump e ka gjetur një mënyrë për të reaguar.  Me anë të një një deklarata nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump iu ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve për të ruajtur qetësin.

Dhoma votoi të martën vonë për të miratuar një rezolutë që i kërkon Zëvendës Presidentit Mike Pence të kërkojë ndryshimin e 25-të për të hequr Presidentin Trump nga detyra.  Votimi (223-205) u pa si simbolik sepse Pence tashmë ka thënë se ai nuk do të merrte si  veprim.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 13:38

KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav  Lajçak ka folur në lidhje me vazhdimin e bisedimeve mes dy vende...