Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Ramush Haradinaj lë të hapur ‘derën’ për Albin Kurtin, lë pas mosmarrëveshjet: Jemi të gatshë

13 Janar 2021, 14:06 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Ramush Haradinaj lë të hapur

KOSOVË-Kreu i ‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës’, Ramush Hardinaj ka deklaruar se janë të gatshme, për koalicione me çdo parti politike, por ato mund të krijohen vetëm pas zgjedhjeve.

Haradinaj i pyetur për ndonjë marrëveshje të mundshme tha se koalicione parazgjedhore nuk bëjnë me asnjë subjekt. Megjithatë, pas zgjedhjeve AAK-ja e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.

“Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të merr besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësinë e bashkëpunimit me partitë politike me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion,”- ka thënë ai.

Gjithashtu, i pyetur nga gazetarët për ndonjë koalicion të mundshëm me partinë e Albin Kurtit, ai ka thënë se nuk përjashtohet si mundësi.

“Pas zgjedhjeve nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt, këto vija të kuqe do të pengonin një shumicë”, ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ramush haradinaj zgjedhjet e parakohshme në kosovë albin kurti ramush haradinaj zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 13:38

KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav  Lajçak ka folur në lidhje me vazhdimin e bisedimeve mes dy vende...