Bota

Rusia do të nisë vaksiminin masiv javën e ardhshme

13 Janar 2021, 14:22 Nga DOSJA
Rusia do të nisë vaksiminin masiv javën e ardhshme

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin të Mërkurën ngarkoi zyrtarët të fillonin vaksinimet masive të koronavirusit duke filluar nga java tjetër, duke shpallur vaksinën e bërë në Rusi si më të mirën në botë, sipas The Guardian.

Pasi ishte vendi i parë që regjistroi një vaksinë për përdorim, Rusia po kërkon të kapërcejë vendet e tjera në garën për të injektuar popullsinë e saj prej 146 milion.

Rusia në Gusht regjistroi Sputnik V, emëruar pas satelitit të epokës Sovjetike, muaj përpara konkurrentëve perëndimorë, por para fillimit të provave klinike në shkallë të gjerë, të cilat lanë disa ekspertë të shqetësuar.

“Unë ju kërkoj të filloni vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë javën e ardhshme,” – u tha Putin zyrtarëve në një takim televiziv të qeverisë.

“Vaksina ruse është më e mira në botë”,- shtoi ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2021, 13:38

KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav  Lajçak ka folur në lidhje me vazhdimin e bisedimeve mes dy vende...