VIDEO-EKSKLUZIVE/ Këto janë pamjet e atentatit ndaj biznesmenit në Milot, Ibrahimi po ecte në trotuar kur u ‘palosR
13 Janar 2021, 13:43Nga DOSJA
MILOT– Dosja.al ka siguruar videon-ekskluzive që tregon momentin kur dy atentatorët e maskuar, zbrasin me gjakftohtësi 20 plumba nga “Scorpions”-i me silenciator në drejtim të biznesmenit Ylli Ibrahimi.
45-vjeçari Ibrahimi shihet që qëndron në trotuar dhe bisedon me dy persona të tjerë, në momentin që dy autorët e maskuar dhe të hipur mbi motorin e shtrirë ‘Suzuki’, afrohen me qetësinë më të madhe, në orën 11:57.
Në momentin që pikasin ‘shënjestrën’, atentatorët ngadalësojnë shpejtësinë dhe nxjerrin automatikun për të qëlluar drejt biznesmenit. Pas breshërisë së plumbave, brenda 30 sekondave, Ibrahimi është rrëzuar direkt në tokë, ndërsa dy personat që e shoqëronin ‘zhduken’. Më pas autorët, me të njëjtën qetësi që u shfaqën, largohen në drejtim të paditur.
Në orën 11:58, në vendin e ngjarjes ka mbetur vetëm biznesmeni Ibrahimi. 45-vjeçari ka marrë shtatë plumba dhe është dëmtuar në gjymtyrët e poshtme, dhe ndodhet në spitalin e Trumës. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende ta paqarta, ndërkohë që nuk janë zbardhur as identitetet e personave që e donin të vdekur.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR–Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy vëllezër.Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar ...
POGRADEC- 2 persona janë arrestuar ditën e sotme në Pogradec, për shkak se kanë transportuar emigrantë të palogjshëm. Polica shkruan se 2 personat me iniciale A...
TIRANË– Këtë të mërkurë u zhvillua seanca e radhës e grupit për çështjen e hapur në Shqipëri për trafik dhe kultivim droge e grup kriminal për Moisi...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, për atentatine ndodhur një vit më parë te mbikalimi i...
GREQI–Policia ka siguruar kamerat e sigurisë së zonës dhe po heton për të identifikuar autorët e vrasjes, të cilët shkaktuan panik në sheshin e Agios Sostis. Si...
MILOT– Dosja.al ka siguruar llojin e armës me të cilën u qëlluar me breshëri plumbash ndaj Ylli Ibrahimit, në Milot. Bëhet fjalë për një automatik të lloj...
BERAT– Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka festuar sot 108-vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet, ku janë bashkuar drejtues institucionesh vendo...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për Abaz Dokun.Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor sh-rojen e shkollës në Babrru dh...
TIRANË– Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka reaguar pas skandalit që u bë publik mbrëmjen e djeshme se sanitarja e spitalit, hiqej si infermiere përballë vajzës së...