Aktualitet

108-vjetori i Policisë së Beratit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, prehen 15 policë të vrarë në krye të detyrës

13 Janar 2021, 12:40 Nga DOSJA
108-vjetori i Policisë së Beratit, homazhe në Varrezat e

BERAT– Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka festuar sot 108-vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet, ku janë bashkuar drejtues institucionesh vendore, drejtues strukturash të organit blu si dhe familjarë të punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës në vite.

Nën masat anti-covid, të pajisur me maska dhe duke respektuar distancën, ka vijuar ky aktivitet në DPV Berat. Ka qënë Drejtori i DPV Berat,Neritan Nallbati ai ka folur në këtë aktivitet, duke e cilësuar policinë e Beratit në këtë 108 vjetor si një institucion që ka arritur standarte të larta profesionale në luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.


Në këtë përvjetor të 108 të krijimit të Policisë së Shtetit,përulemi me nderim e respekt para të gjithë kolegëvë tanë,që ndër vite dhanë jetën e tyre në emër të jetës sonë,që u flijuan për të mos u harruar kurrë dhe për për tu bërë simbol i përkushtimit tone.’- tha ai.

Pas ceremonisë së shkurtër që u organizua në ambjentet e DPV Berat,ku edhe u shpërndanë 6 çetifikata drejtuesit më të lartë të policisë së Berati dhe prefektja e qarkut, Valbona Zylyftari, i janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve, ku prehen 15 efektivë policie që janë vrarë në krye të detyrës. Ata vendosën kurora dhe buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve dhe kryhen homazhe në varret ku prehen policët e rënë në krye të detyrës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 108 vjetori i krijimit te policise se shtetit berat 108 vjetori i krijimit te policise se shtetit berat

Sondazh

Poll