Aktualitet

Sanitarja zhvati familjen e pacientes së vdekur, reagon spitali Shefqet Ndroqi: Jemi të lënduar dhe të befasuar, distancohem

13 Janar 2021, 12:06 Nga DOSJA
Sanitarja zhvati familjen e pacientes së vdekur, reagon spitali Shefqet

TIRANË– Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka reaguar pas skandalit që u bë publik mbrëmjen e djeshme se sanitarja e spitalit, hiqej si infermiere përballë vajzës së pacientes së shtruar me Covid duke i zhvatur para për ‘përkujdesjen’ e saj.

Spitali në një deklaratë të bërë për mediat shprehen se janë të lënduar dhe të befasuar nga ky veprim koprruptiv, çnjerëzor që ka kryer sanitarja e institucionit.

Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ ‘STOP’. Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Personeli shëndetësor i spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofroj me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetësor ‘Shefqet Ndroqi’”, thuhet në reagimin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet sanitarja tire alldervishi denoncimi tek shefqet ndroqi tire alldervishi arrestohet sanitarja tire alldervishi denoncimi tek shefqet ndroqi tire alldervishi

Sondazh

Poll