Aktualitet

20 gëzhoja Scorpions pa zhurmë! Skema e rëndë e atentatit në Milot, autorët bombarduan me plumba Ibrahimin, shënjestra ka

13 Janar 2021, 12:58 Nga DOSJA

MILOTDosja.al ka siguruar llojin e armës me të cilën u qëlluar me breshëri plumbash ndaj Ylli Ibrahimit, në Milot. Bëhet fjalë për një automatik të llojit “Scorpions”, modeli 61 (7.65 mm), nga e cila dolën plot 20 plumba dhe u ‘zbrazën’ në drejtim të 45-vjeçarit Ibrahimi.

“Scorpions”-i ishte pajisur edhe me silenziator, për të mos alarmuar zonën e për të mos ‘shqetësuar’ kalimtarët e tjerë.

Lloji i automatikut të përdorur:

Të gjitha gëzhojat janë gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë Dosja.al ka mësuar se shtatë prej plumbave e kanë kapur Ibrahimin në gjymtyrët e poshtme, duke i lënë dëme të mëdha në gjymtyrët e mëposhtme.

Aktualisht Ibrahimi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shkaqet mbeten të paqarta. Dosja.al publikoi më herët edhe foton ekskluzive të dy autorëve, të cilët ndoqën shënjestrën me motor dhe e qëlluan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset ylli ibrahimi plagoset ylli ibrahimi

Sondazh

Poll