Sherri nisi për borxhin/ Policia skicon autorin e vrasjes së shqiptarit në Greqi, 50-vjeçari në kërkim për atentain ndaj
13 Janar 2021, 13:04Nga DOSJA
GREQI–Policia ka siguruar kamerat e sigurisë së zonës dhe po heton për të identifikuar autorët e vrasjes, të cilët shkaktuan panik në sheshin e Agios Sostis. Sipas informacionit nga media greke MEGA, policia ka skicuar profilin e autorit të krimit. Ky është një burrë rreth 50 vjeç, një banor i Petralona.
Sulmi me armë ndodhi para dy netësh në Athinë të Greqisë, ku mbeti i vdekur Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë e tij së bashku me një kamariere. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 pasdite, kur pesë persona filluan të ndiqnin dy vëllezërit.
Mediat greke bëjnë me dije se ata hynë brenda lokalit ku ndodhej edhe babai, ndërsa autorët i ndoqën dhe filluan ti godisnin me tytat e armëve që mbanin në duar. Kur po dilnin, qëlluan me armë babain, dhe dy vëllezërit, të cilët ndodhen aktualisht në gjendje kritike. Për pasojë, nga 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes, vdiq në vend babai, i cili doli përpara djemve për ti mbrojtur.
Ngjarja mësohet se ka nisur për para të marra borxh. Dy vëllezërit i kishin kërkuar para autorit të krimit, mirëpo këta kishin refuzuar që t’ia kthenin mbrapsht. Autori i krimit shkoi në zonën ku po qëndronin shqiptarët së bashku me të atin për ti kërkuar para që besohet se vinin nga një aktivitet i paligjshëm. Shqiptarët nuk pranuan ti dorëzonin parë e për pasojë nisi shkëmbimi i plumbave. Në ato momente i ati, Edmondi i doli përpara plumbave për të mbrojtur fëmijët, veprim që rezultoi fatal për të. Dy djemtë, Angjelo dhe Mihal gjithashtu u plagosën dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që e plagosur lehtë, është punonjësja e kafenesë dhe një grua, e cila po kalonte në vendin dhe kohën e gabuar, pa pasur lidhje me ngjarjen.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILOT– Dosja.al ka siguruar llojin e armës me të cilën u qëlluar me breshëri plumbash ndaj Ylli Ibrahimit, në Milot. Bëhet fjalë për një automatik të lloj...
BERAT– Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka festuar sot 108-vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet, ku janë bashkuar drejtues institucionesh vendo...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për Abaz Dokun.Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor sh-rojen e shkollës në Babrru dh...
TIRANË– Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka reaguar pas skandalit që u bë publik mbrëmjen e djeshme se sanitarja e spitalit, hiqej si infermiere përballë vajzës së...
BORSH– Rruga e Borshit me një investim prej 13.7 milionë euro dhe që ishte në mirëmbajtje nga kompania Salillari dhe u shemb pas reshjeve të shiut. Ajo do të ka...
DIBËR– 108 vjetori i krijimit të policisë së shtetit është kremtuar ditën e sotme në qytetin e Dibrës nga oficerët e policisë.Një numër i kufizuar efektivë...
MILOT– Personi që u plagps me armë zjarri në Milot është identifikuar si Y.Ibrahimi. Mësohet se Ibrahimi ka marrë një plumb në këmbë.Ai është dërguar në s...