U arratis nën hundën e italianëve, Gjykata e Posaçme shtyn seancën për gjykimin e Moisi Habilajt, i dënuari me 15 vite bu
13 Janar 2021, 13:20Nga DOSJA
TIRANË– Këtë të mërkurë u zhvillua seanca e radhës e grupit për çështjen e hapur në Shqipëri për trafik dhe kultivim droge e grup kriminal për Moisi Habilajn. Gjatë seancës u vendos që çështja të shtyhej dhe të zhvillohet në 26 janar në orën 14:00.
Moisi Habilaj është arratisur prej ditës së shtunë nga Italia, aty ku qëndronte në arrest shtëpiak. Ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar për çështjen që po gjykohet në Shqipëri, duke pranuar në këtë mënyrë akuzat që janë ngritur ndaj tij.
Habilaj është nën akuzë për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal. Për grupin e tij janë gjykuar me gjykim të shkurtuar vetë Moisi Habilaj, Meridian Sehitaj si dhe Nezar Sehitaj. Në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme trupa gjykuese përbëhet nga Alma Kolgjika, Rexhep Bekteshi dhe relator Ardian Kalia. Këto të fundit janë gjyqtarë të deleguar nga KLGJ për të gjykuar këtë çështje. Ndërkohë sot hapet debati gjyqësor, pra nisja e shqyrtimit të provave.
Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar. Habilaj u dënua së bashku me Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, për atentatine ndodhur një vit më parë te mbikalimi i...
GREQI–Policia ka siguruar kamerat e sigurisë së zonës dhe po heton për të identifikuar autorët e vrasjes, të cilët shkaktuan panik në sheshin e Agios Sostis. Si...
MILOT– Dosja.al ka siguruar llojin e armës me të cilën u qëlluar me breshëri plumbash ndaj Ylli Ibrahimit, në Milot. Bëhet fjalë për një automatik të lloj...
BERAT– Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka festuar sot 108-vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet, ku janë bashkuar drejtues institucionesh vendo...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për Abaz Dokun.Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor sh-rojen e shkollës në Babrru dh...
TIRANË– Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka reaguar pas skandalit që u bë publik mbrëmjen e djeshme se sanitarja e spitalit, hiqej si infermiere përballë vajzës së...
BORSH– Rruga e Borshit me një investim prej 13.7 milionë euro dhe që ishte në mirëmbajtje nga kompania Salillari dhe u shemb pas reshjeve të shiut. Ajo do të ka...