Aktualitet

Çudia, shqiptari ndalohet në aeroport me 40 kg suxhuk

13 Janar 2021, 07:52 Nga DOSJA
Çudia, shqiptari ndalohet në aeroport me 40 kg suxhuk

SHBA-Një lajm i çuditshëm aq edhe qesharak na vjen nga SHBA me protagonist një shtetas shqiptar, ku pas një kontrolli rutinë nga qeni i aeroportit(një K9), u zbulua me 40kg suxhuk. K9 i stërvitur shumë mirë, nuhati 40kg suxhuk të paligjshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark Liberty, njoftuan zyrtarët të Hënën.

Qeni ekspert i quajtur Kody, po shqyrtonte bagazhet që vinin nga Kosova të Premten kur ai lajmëroi mbajtësin e tij për një valixhe të dyshimtë, njoftoi Dogana dhe Mbrojtja e Kufijve në një njoftim për shtyp.

Kur stafi ekzaminoi bagazhet, ata gjetën afërsisht 40 kg suxhuk derri, të cilat janë të ndaluara të hyjnë në SH.B.A. nga Kosova, tha NYP.

“Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore,” – shkroi në një deklaratë Troy Miller, Drejtori i Operacioneve në terren të Nju Jorkut.

Pasagjeri, me sa duket i pavetëdijshëm për ndalimin e mishit, ai kishte deklaruar lekët dhe të gjitha të dhënat e duhura, por nuk kishte deklaruar përmbajtjen e bagazhit të tij. Ai i tha zyrtarëve se ishte sallam shtëpiak, gjë që e shpëtoi atë nga gjoba apo ndonjë dënim tjetër.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë stafi bëri me sallamin apo nëse Kody e mori atë si shpërblim.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ndalohet me 40kg suxhuk shqiptari ndalohet me 40kg suxhuk

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 13 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Lajmi se ish-kryetari i këshillit të qarkut të Kukësit i nxorri armën efektivëve të policië dhe u la...

Aktualitet 13 Janar 2021, 06:21

KUKËS– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Kukësit. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, dhe se të prangosurit janë per...

Aktualitet 13 Janar 2021, 00:53

Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:09.Epiqendra e tij ka qenë në Pirgos të Greqisë dhe...