Aktualitet

Si mbaheshin të karikuar me informacion rekrutuesit e ISIS, dalin përgjimet, kodet që përdornin gjatë telefonatave

13 Janar 2021, 07:43 Nga DOSJA
Si mbaheshin të karikuar me informacion rekrutuesit e ISIS, dalin

Telefonatat që vinin nga kampet e luftës janë gjithashtu të rëndësishme për të kuptuar se kush ishin shqiptarët e përfshirë në konflikt dhe cilat ishin arsyet që i shtynë ata të shkonin atje.

Hetimi ka zbuluar se shumica e tyre ishin të rinj, të pashkolluar dhe me njohje të cekëta në Islam. Ata ishin ndjekës besnikë të imamit Genci Balla dhe besonin se pjesmarrja në këtë luftë u jepte një vend nderi në botën e përtejme.

“Ka një diskutim se pse këta qytetarët morën pjesë por unë e vendosa në një kontekst më të gjerë ku persona që kanë probleme ekonomike të përqafojnë këto rryma por në themel të kësaj qëndron bindja që këtë njerëz janë duke kryer një veprim të duhur” u shpreh Arjan Dyrmishi, Ekspert i Sigurisë Fetare.

Përgjimet telefonike krijojnë gjithashtu një ide mbi atë çka ndodhte në frontin e luftës, si ishin të organizuar luftëtarët shqiptarë. Në vazhdimësi, njerëzit më të besuar të Genci Ballës dhe Bujar Hysës kërkonin ushtarë të rinj dhe të fortë për t’i përdorur në luftime. Ndërkohë që ata kërkonin edhe armatime.

Bujar Hysa ka komunikuar me një person që ndodhej në Siri në dy janar të 2014. Personi që ndodhje në Siri u shpreh se nuk kishte mundur të gjente armë. Këtë problem të tij ai e përcolli gjatë komunikimit në formë të koduar, duke përdorur fjalën “lopatë”.

Personi në Siri- Unë tashi desha të të kërkoj një gjë. Unë faktikisht kam bërë në plan me ble një lopatë, po nuk më dalin paret.

Bujari– Akoma se ke lopatën tënde me?

Personi në Siri– unë kam lopatën e këtyre të parëve

Bujari– A nuk e ke lopatën e atij vëllait Ebu Enesit ti? Mirë do shoh unë a kupton?

MARRE NGA TOP CHANNEL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet buaj hysa isis pergjimet buaj hysa isis pergjimet

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 07:22

Titujt e portaleve, 13 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Lajmi se ish-kryetari i këshillit të qarkut të Kukësit i nxorri armën efektivëve të policië dhe u la...

Aktualitet 13 Janar 2021, 06:21

KUKËS– Gjashtë persona janë vënë në pranga nga Policia e Kukësit. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, dhe se të prangosurit janë per...

Aktualitet 13 Janar 2021, 00:53

Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 23:09.Epiqendra e tij ka qenë në Pirgos të Greqisë dhe...