Aktualitet

Reshjet intensive të shiut në Elbasan/ Dëmtohet teatri “SKAMPA”, shmben disa mure të godinës

12 Janar 2021, 20:03 Nga DOSJA
Reshjet intensive të shiut në Elbasan/ Dëmtohet teatri

ELBASAN – Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh, ka pasur dëmtime të shumta.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se për shkak të reshjeve intensive është dëmtuar dhe teatri “Skampa”.

Në fotot e mëposhtme shihet se në rrugë pranë tetarit është vendosur një shirit që paralajmëron qytetarët të mos kalojnë pranë. Mësohet se është dëmtuar pjesa ku mbahet gardëroba e aktorëve, dhe se reshjet kanë shkaktuar shembje në godinë.

Teatri “Skampa” (apo ish-kinema “Nacional”) është ndërtuar në vitin 1935 me financimin e Xhavit Biçakçiut si dhuratë e tij për qytetin e Elbasanit.

Teatri është realizuar nga arkitekti Halit Narazani dhe përfaqëson objektin më të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit. Ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri dhe ndër më të mirat në Ballkan.

(a.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demtohet teatri ne elbasan demtohet teatri ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 19:53

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.Vajza...