Aktualitet

Vodhi mbi 1 mln paund në mbi 200 banesa, Gjykata në Britani jep vendimin për ‘skifterin’ nga Vlora: Do paguajë v

12 Janar 2021, 19:43 Nga DOSJA
Vodhi mbi 1 mln paund në mbi 200 banesa, Gjykata në Britani jep

BRITANIA E MADHE-Asdrit Kapaj, një shqiptar, hajdut në Britaninë e Madhe, duket se ka qenë shumë me fat. Ai njihet, si një person, i cili vidhte shtëpitë e njerëzve të famshëm. Por, u urdhërua nga gjykata britanike që të paguajë si dëmshpërblim, për grabitjet që ka kryer, vetëm 1 cent.

Nga raportet e autoriteteve, Asdrit Kapaj u burgos për 14 vjet në 2019 pasi bastisi rreth 200 shtëpi. Sipas mediave, Kapaj, 44-vjeç nga Vlora, shkoi në vitin 1996 në Britani duke pretenduar në mënyrë të rreme se ishte një azilkërkues kosovar dhe gjatë veprimtarisë së tij kriminale 11-vjeçare, ai arriti të fitojë mbi 1 milionë paund. I quajtur “Wimbledon Prowler”, ai udhëtoi në Londër nga shtëpia e tij në Mançester për të kryer bastisje nga viti 2008.

Viktimat e tij të famshme përfshinin ish-sulmuesin e Arsenalit Nicolas Anelka dhe kampioni i tenisit Wimbledon Boris Becker. Ndërsa drejtonte një dyqan për ushqim të shpejtë, Kapaj u arrestua më në fund në 2019, por asnjë nga paratë ose mallrat e vjedhura nuk është sekuestruar.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asdrit kapaj asdrit kapaj

Sondazh

Poll