Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Qytetari nga Kosova ‘i fiksuar’ pas suxhukut, qeni Kody i gjen në valixhe 40 kg sallam

12 Janar 2021, 19:45 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo! Qytetari nga Kosova ‘i fiksuar’ pas suxhukut, qeni

AMERIKË– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me një qytetar nga Kosova në Aeroportin Ndërkombëtar të Neëark të SHBA-së këtë të hënë. Sipas mediave të huaja, një qen pjesë e “K9” i quajtur Kody nuhati në valixhet e shqiptarit tij diçka të çuditshme.

Pas alarmit të dhënë nga qeni, në çantë u zbuluan gati 40 kilogramë suxhuk që ishte nisur nga Kosova për në Amerikë. Mall, i cili është i ndaluar që të trasportohet.

Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore,”-shkroi në një deklaratë Troy Miller, Drejtori i Operacioneve në terren të Nju Jorkut.

Pasagjeri, me sa duket i pavetëdijshëm për ndalimin e transportit të mishit, duke u shpehur se e kishte prodhuar në banesë, duke shpëtuar nga një gjobë e majme. 

“Nuk është e qartë se çfarë bëri menjëherë stafi me sallamin, apo nëse i dha qenit në formë çmimi,”- shkruan në fund New York Post.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne new york shqiptari ne new york

Sondazh

Poll